GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për shfuqizimin e masës "arrest në shtëpi"

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 16:51 | Aktualitet

GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shfuqizim të masës "arrest në shtëpi". Vendimi është marrë ditën e sotme, e ndërsa avokati i ish-kryeministrit tha se prokurorët nuk u janë përgjigjur asnjë pyetjeve, duke e cilësuar si “Komisariat politik”.

“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zotit Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha midis të tjerash avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Ai akuzohet se kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij. Sipas SPAK, Berisha ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në privatizimin e kompleksit sportiv Partizani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos