Helmimi  i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 12:28 | Aktualitet

Helmimi  i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë,

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me rastet e fëmijëve që kanë shfaqur probleme shëndetësore në kopshtin nr. 10 në Vlorë, ku dyshohet për helmim nga ushqimi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së djeshme në Spitalin Rajonal të Vlorës janë paraqitur katër fëmijë me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër. Në total, bëhet fjalë për pesë raste pediatrike të evidentuara në spital.

Menjëherë pas konstatimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë. Specialistët e saj kanë mbërritur në spital dhe kanë marrë mostrat për kryerjen e analizave laboratorike.

Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore të fëmijëve dhe nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos