Aleanca ruso-serbe, Kisha Ruse "shenjtëron" luftën e Putinit në Ukrainë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 21:03 | Aktualitet

Kisha Ortodokse ruse dhe ajo serbe kanë afirmuar lidhjet e tyre të ngushta përballë luftës në Ukrainë por edhe situatës së Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Ky fakt u theksua gjatë takimit të Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me Mitropolitin rus Antoni. Vuçiç theksoi në Instagram se kremtimi i njëqindvjetorit të Kishës së Trinisë së Shenjtë në Beograd simbolizon afërsinë e përhershme të dy popujve dhe të dy kishave.

Marrëdhënia e ngushtë midis dy kishave u theksua më tej nga një telefonatë midis Patriarkut Kirill të Moskës dhe Patriarkut Porfirije të Serbisë në të njëjtën ditë.

Patriarku Kirill e informoi homologun e tij serb për zhvillimet dhe sfidat e fundit me të cilat përballet Kisha Ortodokse Ruse. Patriarku Porfirije i Serbisë, nga ana e tij, theksoi lidhjen historike dhe të qëndrueshme midis popujve serb dhe rus.

Ky takim dhe kjo vizitë mes Kishave ruse dhe serbe “shenjtëron” luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos