Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në shtëpi", në "detyrim paraqitje" për Gazmend Haxhian.
Ai akuzohet për abuzimet me fondet e SASPAK së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe disa persona të tjerë.
Sipas akuzës, Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
Urdhër arresti edhe për Ermal Kurtulajn, ish-vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit. (A2 Televizion)