Riaktivizohet zjarri në Dropull

Nga Rigels Malile
10 Korrik 2024, 17:18 | Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Dropull

Është aktivizuar sërish vatra e zjarrit në fshatin Sofratikë të Dropullit. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat e sipërme të këtij fshati.

Tashmë situata është nën kontroll për sa i përket rrezikut të përhapjes së flakëve në banesa. Flaket po përparojnë në drejtim të malit.

Një ditë më parë dy efektivë zjarrfikës, pjesë e operacionit për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos