I riu në Fier qëllon me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-gruas

Nga Çaku Tafa
5 Korrik 2024, 21:33 | Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 39 -vjeçar ka qëlluar me thikë për vdekje, bashkëjetuesin e ish-gruas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi". Autori është identifikuar si Xhuliano Miho i cili qëlloi për vdekje të riun Xhimi Bakaj 23 vjeç. Shkak është bërë divorci, ku gruaja kishte shkuar për të jetuar te i riu. Autori e ka takuar të riun në rrugë dhe e ka qëlluar 3 herë me thikë, duke i marrë jetën.

39 –vjeçari Xhuliano Miho është arrestuar nga policia.

“Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos