Ilir Beqaj sërish në SPAK

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 10:01 | Aktualitet

Ilir Beqaj sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kujtojmë që Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit.

SPAK ka dyshime për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit, të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën, ndërkohë që, sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos