Ilir Proda do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në komunikimin me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.
Ilir Proda mbante detyrën e drejtorin e policisë në Elbasan, teksa zëvendëson në detyrë Muhamet Rrumbullakun e dorëhequr.
Në total në garë morën pjesë 15 kandidatë, nga të cilët vetëm 11 morën pjesë në intervistimin e komisionit të posaçëm. Në komisionin e vlerësimit bënin pjesë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Suzana Hoxha dhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. (A2 Televizion)