Inkubatori i zahireve, amvisat e Leskovikut certifikojnë produktet e tyre

Nga Artin Halili
4 Korrik 2024, 15:27 | Aktualitet

Amvisat dhe artizanet e Leskovikut tani do të kenë qendrën e tyre ku do të certifikojnë dhe nxjerrin në treg produktet e tyre.

Inkubatori i Zahireve, që u hap në këtë qytet, synon të verifikojnë, ambalazhojë dhe të garantojë që produktet bio të grave të Leskovikut të kenë tregun dhe çmimin e duhur.

Bashkia ka marrë përsipër që tre vitet e para, gratë që do të vijnë për të sjellë produktet e tyre në këtë inkubator, nuk do të kenë detyrime financiare për të paguar.

Ndërkohë, për vetë amvisat kjo sipërmarrje shikohet si pozitive, jo vetëm për të shitur produkte e tyre dhe për rritur te ardhurat ekonomike, por shpresohet qe edhe të ndalë shpopullimin e zonës.

Krahina e Leskovikut, përveç bimëve natyrale medicinale është e njohur edhe për prodhimet tradicionale të brumit, recelave, kompostove dhe pijeve të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos