Thirrja e Edi Ramës si dëshmitar në procesin gjyqësor për dosjen Partizani, për avokatin Kujtim Cakrani , është thelbësore për hetimin e plotë të çështjes. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Rama, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, ka firmosur disa vendime që lidhen me ndryshimin e kompleksit.
“Në të gjithë atë ë dosje rezulton që zoti Rama ka firmosur pesë herë si kryetar i KKRT-së, pra i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë, ka firmosur si kryetar bashkie. Pra që në momentin që kompleksi Partizani kaloi në shesh ndërtimi dhe më pas u lejuan lejet e ndërtimit, lejet e zhvillimit e kështu me radhë të gjitha këto procedurat që janë të përcaktuara, zoti Rama ka firmën e tij dhe SPAK në të gjithë narrativën e saj, pra në akuzën e saj përmend kryetarin e KKRT-së, por ë jo pa qëllim përmend zotin Berisha në KF, ndërkohë që zoti Berisha nuk ka qenë as kryetar bashkie ndonjëherë, as kryetar i KRT-së së Bashkisë. Dhe kështu që zoti Rama nuk është përmendur asnjë moment përveç rolit të tij dhe postit që ai ka patur, por si emër nuk është përmendur dhe kjo ka qenë arsyeja që avokatët kanë kërkuar që ai të thirret si person që ka dijeni rreth kësaj të gjithë kësaj procedure për zhvillimin e kompleksit Partizani. SPAK nuk ka nuk arriti dot që ta thërriste zotin Rama. Nuk e di kush janë arsyet. Ka pasur frikë. Nuk e di”.
Avokati theksoi se pavarësisht rolit të tij në procedurat administrative, emri i Ramës nuk është përmendur drejtpërdrejt në aktet e akuzës, çka sipas tij e bën të domosdoshme dëshminë e tij në gjykatë.
“Erdhëm në themel. Sot që ne po diskutojmë është vendosur që të thirret zoti Rama. Po flasim si kryetar bashkie dhe ish-kryetar i KKRT-së. Pa thirrjen e tij, ky proces nuk do të ishte kurrë i plotë. Me thirrjen e tij është i plotë, sepse zoti Rama është ai i cili ka dhënë OK për të zhvilluar ajo zonë atje. Nuk ka rëndësi më sa firma janë pesë, gjashtë, tre apo dy, por problemi qëndron që zoti Rama duhet të japë shpjegime si ka arritur që ai ka ndryshuar atë nga kompleks. E ka bërë shesh ndërtimi, pastaj ka dhënë lejet e ndërtimit, leje të pazbardhura. Pra dhe dëmin që ka shkaktuar duke mos e zbardhur në një moment të caktuar. Kështu që zoti Rama do të japë shpjegimet e tij përsa i përket kësaj çështjeje dhe besoj që ai do ta kalojë atë në mënyrë politike”.
Por për juristin Indrit Sefa kjo strategji mbrojtjeje është e pakuptimtë, pasi në këndvështrimin e tij Rama nuk ka firmosur vetëm si individ, ka firmosur si një anëtar i organit kolegjial
“Për mendimin tim si strategji mbrojtje ka një nonsens, por gjithsesi është ë kërkesa e tyre dhe besoj që gjykata ka bërë shumë mirë që ka pranuar. Po fakti është që Rama nuk ka firmosur vetëm si individ, ka firmosur si një anëtar i organit kolegjial, si kryetar i KKT-së në këtë rast. Ndërkohë që gjithë mbrojtja e zotit Berisha thotë që është anëtar i Këshillit të Ministrave dhe Këshilli i Ministrave është organ kolegjial. Domethënë gjithë mbrojtja bazohet te fakti që është anëtar, është organ kolegjial, ndërkohë që edhe Rama ka qenë anëtar i organit kolegjial. Domethënë në qoftë se ka përgjegjësi personale Edi Rama në këtë rast që e ka bërë me iniciativë të tij si individ që edhe një anëtar i organit kolegjial siç ishte kryeministri në atë kohë zoti Berisha që me vendimmarrjen e tij ose me vullnetin e tij ka marrë një vendim këshillit ministra për t'i kthyer pronën”.
Në përgjigje të tij Cakrani thotë se kjo nuk është vendimmarrje kolegjiale, por e kryetarit të bashkisë.
“Nuk është vendimmarrje kolegjiale, është vendimmarrje e kryetarit të bashkisë. Kryetari i bashkisë nuk është kolegjial. KKT-ja është tjetër gjë dhe kryetari i bashkisë është tjetër gjë. Është tjetër gjë. Problemi është këtu që nuk ka asnjë analogji që ju të bëni krahasim me vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave”. (A2 Televizion)