Eksperti Gert Shella ka ngritur shqetësimin mbi situatën në burgjet shqipatre, duke e cilësuar alarmante dhe në kufijtë e trajtimit çnjerëzor. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se mbipopullimi dhe sidomos në paraburgim po cenojnë të drejtat themelore të njeriut. Ai shtoi se në gjashtë vitet e fundit janë raportuar dhjetëra raste vdekjesh në paraburgim, çka e bën situatën edhe më alarmante.
“Unë dhe them që raporti i të burgosurve dhe të paraburgosurve duhet të jetë si në Evropë 20% të paraburgosur dhe 80% të burgosur edhe kjo për të eliminuar kushtet e torturës në burgje. Unë kam qenë kandidat për Avokatin e Popullit. Ç’domethënë ti vendosësh 20 veta në një dhomë? Ç’domethënë 136 veta që janë kanë vdekur në paraburgim në këto gjashtë vitet e fundit? Ky është skandal”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Duke iu referuar rastit të Ilir Metës apo Erion Veliajt ai tha se ata duhet të hetohen në gjendje të lirë, deri në përfundimin e proceseve. Sipas tij, zgjatja e paraburgimit përtej një viti është e pajustifikueshme të kthehet në një formë dënimi pa gjyq.
“Meta ka kaluar 18 muaj, pra ka kaluar afati kritik një vit, Braho duhet të ketë kurajën të thotë: unë i kam mbledhur provat e mia tani po i përpunoj ato, ky le të vijë pranë familjes, pranë fëmijëve të vet dhe të vijë të paraqitet i barabartë. kjo do të ishte Kurajo që unë do ta përgëzoja shumë shpresoj shumë t'ia thonë ndërkombëtarët këtë gjë. Nuk mund të jenë burgjet tona aparate çnjerëzore. Me amnisti të dalin. Do të fillonte nga zoti Meta. Ky proces ka marrë fund. Tani ai e ka vuajtur që 18 muaj pa familje, pa fëmijë, pa komunikim. Unë kam hedhur idenë e që jo vetëm zoti Meta, por ata 2500 të paraburgosur versus 1800 të burgosurve që kemi në burgjet tanë me vendim të ministrit të ri të drejtësisë Toni Gogu të dalin me amnisti. Pa përjashtim për zotin Veliaj”, u shpreh eksperti.
Shella bëri të ditur gjithashtu se janë qindra raste të të rinjve që mbahen në paraburgim për vepra të lehta penale.
“Si zoti Meta janë qindra adoleshentë që janë mbi 18 vjeç, janë 19 vjeç të kapur me një cigare, të kapur diku në një kundravajtje, në një vepër penale për të cilën akuzohen se s'janë dënuar akoma".
Ai deklaroi se në Shqipëri rreth 60% e të ndaluarve janë në paraburgim, një shifër shumë më e lartë se standardet europiane, ku ky raport duhet të jetë rreth 20%. (A2 Televizion)