Karnavalet e Nartës, të cilat mbahen për tre ditë resht pas Pashkës Ortodokse, përveçse një traditë qindravjeçare e banorëve të këtij fshati, tashmë po shërben edhe për t’i rikthyer gjallërinë Nartës së braktisur.
Me dhjetëra banorë të kësaj zone rikthehen pas vitesh të tëra në emigrim për t’u bërë pjesë e këtyre karnavaleve, që i kanë të trashëguara brez pas brezi.
Edhe pse në numër më të vogël pjesëmarrësish se sa në festimet e viteve më parë, sërish karnavalet e Nartës janë një mundësi e mirë, jo vetëm për të trashëguar këtë traditë, por edhe për të rikthyer në vendlindjen e tyre dhjetëra e qindra banorë të Nartës që janë larguar në emigrim, e që ndoshta një ditë mund të kthehen sërish për të gjallëruar si një herë e një kohë fshatin e tyre. (A2 Televizion)