I rezistoi më shumë se dy shekujve, por jo tranzicionit shqiptar. Ura e Zerzebilit, një monument kulture e kategorisë së parë që lidh Gjirokastrën me lagjet e sipërme të kalasë, ka pësuar një çarje serioze, që sipas inxhinierëve ka ardhur si pasojë e kalimit mbi të të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Vaso Polo inxhinier në Gjirokastër shprehet: “Mirëmbajtjet e deritanishme kanë qenë sipërfaqësore dhe jo të studiuara siç duhet, prandaj kësaj radhe projekti për shpëtimin e saj do të bëhet i plotë në mënyrë që ura mos të rrezikojmë shembjen e saj”.
Ura e Zerzebilit është një objekt me vlera historike dhe arkitekturore, që mendohet të jetë ndërtuar gjatë periudhës osmane. E realizuar me gurë dhe me hark të vetëm, ajo ka shërbyer ndër vite si një pikë e rëndësishme lidhëse për banorët e zonës dhe për tregtarët që përshkonin këtë rrugë. Ndërtimi i saj pasqyron mjeshtërinë tradicionale të kohës dhe është një dëshmi e gjallë e historisë së zonës së Gjirokastër. (A2 Televizion)