Zjarri pranë QSUT, 4 të lënduar, mes tyre edhe zjarrfikës

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 18:09 | Kronikë

Zjarri pranë QSUT, 4 të lënduar, mes tyre edhe zjarrfikës

Një zjarr i rënë në një pallat përballë QSUT ka shkaktuar lëndimin e katër personave, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

Sipas gazetares së A2 CNN, Orenela Joti, mes të lënduarve janë dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, të cilët kanë pësuar probleme nga thithja e tymit gjatë ndërhyrjes.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos