“Bëj gati çantën dhe nisu!” CNN rendit arsyet pse amerikanët po zgjedhin Shqipërinë për të jetuar

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 16:44 | Aktualitet

“Bëj gati çantën dhe nisu!” CNN rendit arsyet pse

E vendosur në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore, Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për emigrantët amerikanë. Këtë e zbulon një shkrim i CNN, ku vendi ynë rezulton mes 5 vendeve europiane që qytetarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së tyre.

Duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, CNN raporton se vendi kishte gati 22,000 të huaj me leje qëndrimi në fund të vitit 2024, më shumë se 3,000 prej të cilëve ishin nga “Amerika, Afrika ose Oqeania” një rritje me gati një të katërtën nga viti 2023.

Disa nga arsyet që rendit CNN janë kërkesat fleksibile të qëndrimit për qytetarët amerikanë, të cilët nuk janë të detyruar të marrin vizë ose leje qëndrimi për qëndrime deri në një vit. Përveç kësaj, kostoja e jetesës në Shqipëri, që është më e ulët se në disa vende të tjera evropiane.

Shkrimi i CNN shoqërohet me një foto të Gjirokastrës, e njohur si "Qyteti i Gurtë", si edhe për rrugët me kalldrëm, kështjellën në majë të kodrës dhe arkitekturën e epokës osmane.

Jen Barnett, bashkëthemeluese e Expatsi, e cila specializohet në turne dhe ndihmë për zhvendosje, thekson kërkesat fleksibile të qëndrimit për qytetarët amerikanë, të cilët nuk janë të detyruar të marrin vizë ose leje qëndrimi për qëndrime deri në një vit. Përveç kësaj, kostoja e jetesës në Shqipëri është gjithashtu dukshëm më e ulët se në disa vende të tjera evropiane.

“Bëj gati çantë dhe nisu”, i thotë CNN-së nëpërmjet email-it Barnett, i cili jeton në Mérida të Meksikës. “Mund të jetosh me 1 mijë dollarë në muaj, kështu që është një vend i shkëlqyer për të filluar një biznes pune në distancë dhe për të shpenzuar paratë e tua. Nëse vendos të qëndrosh më gjatë, mund të aplikosh për një vizë nomade digjitale.”

Por përkundër vendeve si Shqipëria, Rumania, Polkonia Estonia dhe Finlanda, CNN thotë se vendet e “Katërshes së Madhe” të Evropës; Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia po aplikojnë politika imigracioni gjithnjë e më të ashpra

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos