
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse.
Burime për A2CNN bëjnë të ditur se kjo është hera e dytë që bie zjarr në këtë pallat.
Një ngjarje e ngjashme, por jo në këto përmasa, ka ndodhur në vitin 2021, ku gjatë punimeve në pallat ka marrë flakë fasada e ventiluar.
Ky lloj ndërtimi në fasadë, me material poliretan në formë shkume, e njohur ndryshe fasadë e ventiluar, ka qenë shkak i zjarrit vite më parë edhe në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. (A2 Televizion)