Studiuesi Sazan Guri tregoi letrën me të cilën i është drejtuar institucioneve të Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për gjuhën shqipe.
“Kam një letër ku i drejtohemi institucioneve kyç të Maqedonisë së Veriut, ku i kërkojmë të strukturohet gjuha shqipe në jetën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Guri në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
“Për çudi, asnjë shqiptar nuk është drejtues në këto institucione. Nëse nuk njihet gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, ata mbeten pa rrënjë. Por, ata kanë frikë nga gjuha shqipe. Nëse studentët do të mbajnë këtë ritëm proteste, edhe qeveria shqiptare duhet të marrë pjesë. Qeveria shqiptare nuk duhet të bëjë sehir”, shtoi Guri.
(A2 Televizion)