Kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit, refuzohet kërkesa e Malltezit

Nga Armand Bajrami
16 Nëntor 2023, 10:39 | Aktualitet
Kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit,
Jamarbër Malltezi në gjykatë

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.

Në të njëjtën kërkesë, Malltezi kërkonte lirim edhe të kompjuterit dhe disa shkresave të sekuestruara nga ana e  SPAK.

Refuzimi i kërkesës nga gjyqtarja Irena Gjoka është argumentuar me faktin se janë sende të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Jamarbër Malltezi ndodhet në paraburgim, si i dyshuar për "korrupsion" dhe "pastrim parash" në dosjen e ish-kompleksit sportiv "Partizani”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos