“Jo nuk ka ardhur censi as i kam parë fare, nuk ka ardhur në shtëpinë time. Unë jetoj tek Fresku.”
15 nëntori ishte dhe afati i fundit i grumbullimit të të dhënave për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, por ende shumë qytetarë tregojnë se anketuesit nuk kanë ardhur asnjëherë në banesën e tyre për kryerjen e këtij procesi.
“Jo akoma nuk ka ardhur banojë në Fresk”.
“Unë banoj në Kasall sipër Kamzës dhe ende nuk kanë ardhur në shtëpinë time.”
Censi 2023 i nisur në 18 shtator u parashikua të zhvillohej për një periudhë 6 javore. Por për sipas INSTAT për shkak të banesave pa kontakt, distancave të largëta, vështirësisë në gjetjet e familjeve shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti në 2019 por dhe refuzimet, u shty edhe për 2 javë të tjera.
Por si në Tiranë edhe në rrethe ende ka njerëz që askush nuk INSTAT nuk ju ka trokitur në shtëpi për regjistrim.
“Jo akoma unë banojë në lagjen Skënderbej në Elbasan. Komplet ku banojmë në zonë nuk kanë ardhur.”
Edhe në Durrës haset e njëjta situatë nga qytetarët.
“Nuk kanë ardhur dhe nuk kanë lënë shënim, S’di as ku janë zyrat që të shkojmë.”
“ S’kanë ardhur.” “S’kanë ardhur dhe unë më shumë s’jam në shtëpi se dal. Por të na linin shënim”.
Instituti i Statistikave i pyetur nga A2CNN lajmëroi se nuk do të ketë më shtyrje duke vulosur kështu 15 nëntorin si datën përmbyllëse të këtij procesi, duke mbetur e paqarte se sa është numri i familjeve që kanë mbetur jashtë regjistrimit që si rregull bëhet çdo 10 vjet. Rezultatet e para të Censit 2023 pritet te dalin në muajin prill 2024 dhe ato finale në fund të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)