Gjykata e Posaçme ka vendosur, ditën e nesërme, për të shpallur vendimin për kërkesën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kështu, lidhur me kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë, Gjykata ka vendosur të shprehet, ditën e enjte, në orën 09:00.
“Sot ishte seanca në Apel në lidhje me masën e sigurimit të caktuar nga shkalla e parë, mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi. Ne e ankimuam këtë vendim. Ai u mor pa u shqyrtuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Vendimi është i pavlefshëm. Kjo është një shkelje proceduriale. Prokurorët i qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin ishte është vepër e rëndë. Çështja nuk mund të gjykohet në gjerësi nëse nuk administrohen të gjitha provat. Ne do të presim nesër”, tha avokati Gjokutaj pasi doli nga SPAK.
Një ditë më parë, ish-kryeministri ishte i pranishëm në SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Prej 30 dhjetorit, Sali Berisha ndodhet me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe nga ajo ditë iu është drejtuar mbështetësve të tij poshtë dritares, çdo mbrëmje.
(A2 Televizion)