Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka lënë mbrëmjen e së martës ambientet e Strukturës së Posaçme, pas tetë orëve të gjata.
Ish-ministri u paraqit në SPAK mëngjesin e sotëm për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.
Kujtojmë se pas seancës në GJKKO, më 20 nëntor, Ilri Beqaj deklaroi se do të jetë në dispozicion të procesit të hapur ndaj tij. Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish-ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. (A2 Televizion)