
Një tjetër rast i posedimit të sendeve të ndaluara është zbuluar në burgun e Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara. (A2 Televizion)