Kremtohen Pashkët Katolike, Imzot Arjan Dodaj me mesazhe për shpresë e paqe në kohë luftërash

Nga Elsa Boshku
5 Prill 2026, 12:59 | Aktualitet

Mijëra besimtarë katolikë kremtuan Pashkën festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në kishat katolike të vendit kambanat lajmëruan në mesnatë triumfin e jetës ndaj vdekjes.

Jeta ndaj vdekjes, e mira mbi te keqen, drita mbi errësirën shpresa për një jetë më të mirë". Këto janë mesazhet që u përcollën në kremtimin e pashkës, ringjalljes së Krishtit, një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë.

Në mesnatë, ngjallja e Krishtit bëri bashkë mijëra besimtarë. Në katedralen katolike në Tiranë, ipeshkvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrëz imzot Arjan Dodaj dha këtë mesazh për besimtarët,

Dita e Pashkëve konsiderohet në familjet e besimtarëve edhe si ditë e anashkalimit të mërive dhe faljes. Ajo konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme të kalendarit katolik për të uruar shëndet, mbarësi dhe paqe.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos