Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, një grua përfundon në spital

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 15:25 | Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, një grua

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Milot, pranë Kryqëzimit të Treshit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftim. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos