“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar!”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 15:09 | Bota

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke i bërë thirrje që të lejojë kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, raporton A2CNN. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i rikujton Teheranit se të martën skadon afati i vendosur për Republikën Islamike. Trump thotë se SHBA-të do të shënjestrojnë infrastrukturën kritike të Iranit, si termocentralin dhe urat. 

E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr -vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

Më herët, Trump u tha udhëheqësve iranianë se "koha po mbaron" për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët ka kërcënuar se do të shënjestronte objektet e energjisë iraniane nëse Teherani nuk e rihap rrugën vendimtare të transportit detar deri në afatin e tij të 6 prillit.

Kujtojmë që Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, pas nisjes së sulmeve në Teheran, ku u vra Lideri Suprem, Ajatollah Khamenei. Zhvillimet e fundit kanë shkaktuar rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos