Të gjithë drejt Juglindjes për Krishtlindje, por ngecin në Elbasan

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 15:06 | Aktualitet

Qindra qytetarë i janë drejtuar Juglindjes për të kaluar këtë fundjavë, e cila përkon edhe me festën e Krishtlindjes.

Kjo ka bërë që në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, radha e automjeteve këtë të shtunë të arrijë deri në mbi 3 kilometra.

Radha e gjatë e mjeteve nis në afërsi të rreth rrotullimit të Bradasheshit, me drejtuesit e mjeteve shprehen se kanë pritur mbi 20 minuta në trafik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos