Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme (30 Dhjetor), çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.
Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi, shkruan A2.
Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë të prapambetur.
Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)