
Sipas burimeve nga A2CNN Bledi Çuçi ka patur një debat me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu për transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit.
Mësohet se deputeti socialist i ka thënë ministrit Gogu nëse ka një vendim, apo një letër, është e rëndë. Në momentin që Çuçi i ka kërkuar shpjegime, mësohet se Gogu i ka thënë se ka kërkuar informacion. “Nëse nuk ke ti informacion, që je ministër Drejtësisë, jep dorëheqjen”, mësohet t’i jetë përgjigjur Çuçi.
Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh dje se ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë, të dënuar me burg përjetë.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, thuhej në letrën e Veliajt në rrjetet sociale.
(A2 Televizion)