Kujdes me shpejtësinë në tunelin e Llogorasë, 24/7 i monitoruar me radarë nga policia

Nga A2 CNN
7 Korrik 2024, 17:01 | Aktualitet

Kujdes me shpejtësinë në tunelin e Llogorasë, 24/7 i

Tuneli i Llogorasë, një vepër infrastrukturore që u hap vetëm të premten, duke e bërë më lehtë të aksessueshëm bregdetin e jugut, do të jetë i monitoruar 24 orë me radarë për shpejtësinë nga policia Rrugore.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka inspektuar këtë të dielë masat që janë ndërmarrë nga policia për të përballuar me efikasitet fluksin e qarkullimit.

Balla ka sqaruar se tuneli monitorohet 24/7 nga njësia e lëvizshme e TNT, përbërë nga policia, zjarrfikësja dhe urgjenca dhe i bëri apel apel drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhrat e udhëzimet përkatëse.

"Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut", u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.

Së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore do të vendosë gjithashtu radarë të shpejtësisë dhe sinjalistikë vertikale për të siguruar që çdo shkelës i rregullave të qarkullimit të ndëshkohet, e parandaluar kështu ngjarje me pasoja në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos