Kujdes nga vapa! Brataj: Rriten urgjencat, 10 mijë thirrje vetëm këtë javë

Nga Ornela Joti
11 Korrik 2024, 16:13 | Aktualitet

Bëni kujdes nga temperaturat e larta! Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka rritur infarktet, problemet e tjera kardiake dhe një sërë shqetësimesh shëndetësore në popullatë.

Skënder Brataj tregon se vetëm javën e fundit 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare për shqetësime të shkaktuara nga vapa. Më së shumti janë humbje ndjenjash nga i nxehti përvëlues, por dhe probleme kardiake tek pacientët kronikë. 

Rritje të vizitave mjekësore raportohet edhe nga 34 qendrat shëndetësore verore, ku 27% të fluksit e zënë turistët e huaj. Shqetësimet janë  nga më të ndryshmet thotë Doktor Brataj, ku krahas virozave të stinës në  qarkullim është dhe Covid me shenjat e tij karakteristike.

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjitha grup-moshat të  reduktojnë  lëvizjet në orët e pikut, të qëndrojnë në ambiente të freskëta duke konsumuar sa më shumë lëngje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos