“Temperaturë e lartë për 4 ditë”, mjeku pediatër tregon simptomat e virozave të stinës

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 08:27 | Aktualitet

Mjeku pediatër Bektash Mandri foli në emisionin "Dita Jonë" në A2 CNN për simptomat që shfaqin virozat e stinës te fëmijët, duke theksuar se temperaturat e larta mund të zgjasin disa ditë dhe kërkojnë kujdes të shtuar nga prindërit.

I sëmuri ka dhimbje koke, dhimbje kockash, dhimbje muskulare. Edhe fëmijët kanë, thjesht nuk dine ta tregojnë. Me një temperature 39-40 është e padiskutueshme që mos kesh dhimbje koke. Ka një rënie oreksi, gjumë të çrregullt, ka një takikardi. Ne si mjek s’është se na shqetëson shumë temperatura, se mund të jetë një fëmijë me temperature 40 por është shumë aktiv. Nga ana tjetër mund të kemi një fëmijë me temperaturë 38, ose 38 e gjysmë, që është i përgjumur. Këto janë gjendje goxha të rënduara dhe duhet patur kujdes në trajtimin e tyre”, tha mjeku.

Mjeku pediatër paralajmëroi edhe për komplikacionet që mund të shfaqen gjatë virozave, ndërsa shpjegoi se simptomat respiratore rëndohen pas ditëve të para të temperaturës.

Mund të kemi ndërlikime kardiake, pulmonare, cerebrale. Në temperaturën e lartë duhet të kemi kujdes që mos kalohet në konvulksione. Për 3-4 ditë temperatura vazhdon dhe pastaj bie në mënyrë graduale. Nga dita e katërt, kolla ashpërsohet, fillojnë shenjat sekondare. Fillojnë sekrecionet nga hundët, teshtimat, kolla bëhet më e ashpër, në këtë moment fëmija edhe gjumin s’e bën rehat, gjendja është goxha e rënduar. Ne ndihmojmë fëmijën, që mos e lëmë me temperaturë, të ushqehet mirë, të marrë vlerat ushqimore të mjaftueshme”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos