Në këto ditë të nxehta vere Kukësi po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Qytetarët ankohen se nuk përballojnë dot as nevojat e përditshme, pasi në uji që vjen në çezma është me orë tejet të reduktuara.
I pyetur për këtë situatë drejtoria e ujësjellësit në Kukës justifikohet me rënien e prurjeve ne burimet kryesore, por edhe disa problematika ne rrjet.
Në linjat e dy burimeve kryesore në Kolosjan dhe Lojme janë kryer disa investime vit pas viti, por as kjo nuk e ka zgjidhur situatën e mungesës së ujit të pijshëm në çezmat e banorëve të Kukësit. (A2 Televizion)