Kultivuan 355 bimë kanabisi në 15 parcela, arrestohen dy persona në Fushë Arrëz

Nga A2 CNN
29 Gusht 2026, 14:46 | Aktualitet

Kultivuan 355 bimë kanabisi në 15 parcela, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Fushë Arrëz, pasi dyshohen se kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në 15 parcela.

Operacioni policor i koduar “Gurra” u finalizua pas një hetimi disa-javor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga janë vënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se dy personat kishin kultivuar bimët narkotike në 15 parcela në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit.

Bimët e dyshuara narkotike u gjetën dhe më pas u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos