KORÇË/ RENEA në kërkim të Mihallaq Përgjikës, dyshohej se fshihej në një pallat

Nga Artin Halili
29 Gusht 2026, 12:23 | Aktualitet

KORÇË/ RENEA në kërkim të Mihallaq

Mihallaq Përgjika dyshohet se ka qenë personi i kërkuar nga forcat RENEA gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.

Mësohet se Përgjika ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.

Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim shmangien e çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.

Megjithatë, pas kontrolleve të kryera, Përgjika nuk është lokalizuar në Korçë dhe operacioni nuk ka sjellë arrestimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos