Vijnë për të parë? Në restorante më shumë shqiptarë se sa të huaj

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
29 Gusht 2026, 12:28 | Aktualitet

Vijnë për të parë? Në restorante më shumë

Tashmë që sezoni veror e ka kaluar pikun e tij dhe njësitë e shërbimit kanë një pasqyrë të situatës, kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë e para.

Dhe, me sa duket, restorantet duket se janë më deficitarë sa i takon këtij sezoni, pasi fluksi turistik në rrugë dhe plazhe nuk është reflektuar në të njëjtën mënyrë edhe në tavolinat e restoranteve.

A2 ka intervistuar administratorin e një prej restoranteve në Durrës, i cili shprehet se turistët e huaj kanë qenë të paktë dhe ata që kanë ardhur kanë shpenzuar shumë pak.

Por cilët nga turistët e huaj vijnë më shpesh në restorant dhe, mes tyre, kush janë ata që shpenzojnë më shumë?

Në fakt, një situatë e ngjashme është edhe në restorantet e qyteteve të tjera turistike bregdetare dhe ende nuk ka një analizë nëse turistët që vijnë në Shqipëri janë dorështrënguar apo çmimet, në krahasim me shërbimin dhe cilësinë e ushqimit, nuk janë në nivelin e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos