Kurban Bajrami në fundjavë, radhë kilometrike në hyrje të Kukësit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 22:28 | Aktualitet

Pas përfundimit të tre dite pushimeve te festes se Kurban Bajramit që rastisi me fundjavën, qindra pushues kosovarë janë kthyer sot në mbrëmje për në Kosovë duke shkaktuar radhë kilometrike në hyrje të Kukësit.

Radhët janë krijuar në hyrje të “Urës së Kukësit” ne drejtim te doganës së Morinit. Radhët ishin të gjata deri në tre kilometra duke shkaktuar edhe pritje, siç thonë edhe përdorues të rrugës.

Ndërkohë që po shkon drejt përfundimit, “Ura e Madhe e Kukësit”, që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese ndërkohë që ka nisur puna për shtresat e fundit te asfaltit.

Për shkak të asfaltmit për dy ditë do të këtë devijim të segmentit 31 km Kukës-Morinë.

Ne vijim te punimeve për shtresën e fundit të asfaltit në Urën e Kukësit, njoftohen përdoruesit e Rrugës së Kombit për devijimin e trafikut nga data 18 deri në datën 20 qershor të këtij viti .

“Devijimi i trafikut të Rrugës së Kombit, drejt qytetit të Kukësit, nga pika që njihet si nyja e re e aeroportit, drejt qytetit dhe më pas drejt daljes perëndimore të qytetit, deri tek Ura e Vjetër e Kukësit, lagja Drinas,” thuhet në njoftimin e kompanisë ndërtuese të urës.

Kjo është hera e tretë që bëhet devijimi I rrugës që nga koha ku Ura e Madhe u vendos në bazamentin përfundimtar të saj, vendosjes se shtresave të stabilizantit, asfaltimin e dy  segmenteve rrugore që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit.

Ura e re pritet te jete gati në fund të muajit qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos