Kushtetuesja pezullon ligjin për studentët e mjekësisë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 14:50 | Aktualitet

Kushtetuesja pezullon ligjin për studentët e mjekësisë

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”. Me anë të një vendimi, Gjykata ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh duke pezulluar zbatimin e ligjit deri në shqyrtimin në themel. Studentet janë çuar në protesta kundër këtij vendimi duke bojkotuar auditorët.

Sipas ligjit te miratuar ne Kuvend, Studentët e vitit të parë, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit, në institucionet shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do t’iu duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri.

Qeveria këmbëngul se çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos