Thyhet bojkoti tek mjekësia, vitet e para në mësim, Manastirliu e quan “ligjin e mundësive”

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 13:15 | Aktualitet
Thyhet bojkoti tek mjekësia, vitet e para në mësim, Manastirliu e
Protesta e studentëve të mjekësisë

Pas katër javësh protesta dhe bojkot, në fakultetin e Mjekësisë nis viti akademik, por vetëm për studentët e viteve të para.

Më të rinjtë e Universitetit hynë në auditorëve për të mos humbur më kohë dhe orë mësimi.

Pas padisë në Gjykatën Kushtetuese nga studentët më të rritur, të rinjtë e viteve të para mësuan se nuk kërkohet shfuqizim i plotë i ligjit nga i cili mund të përfitonin edhe ata.

Ndaj kanë thyer bojkotin dhe kanë nisur normalisht mësimin.

Studentët e viteve më të larta nuk janë në mësim. Disa nga organizatorët e protestës i gjejmë para fakultetit. E dinë se heshtja e zgjatur e institucioneve nuk është më në favor të tyre dhe as të mësimit që po humbin çdo ditë.

Kërkojnë  garanci nga Universiteti deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese. 

Përgjigja nga universiteti i Mjekësisë vijon të mungojë, por gazetarët i morën një reagim ministres së Arsimit.

Nga Fieri, Ogerta Manstirliu e cilësoi “ligjin e mundësive” për mjekët e ardhshëm duke lënë të kuptohet se s’do të ketë asnjë tërheqje pavarësisht protestave.

Shpopullimi është bërë plagë për vendin, ku të rinjtë dhe profesionistë kërkojnë një jetë më të mirë larg atdheut.

Në këtë frymë erdhi edhe ligji i kontratave me mjekët e ardhshëm për të punuar në vend pas studimeve.

Në këtë valë zemërimi të rinjve për shtrëngimet që tashmë presin vendim nga Gjykata Kushtetuese, një video mesazh nga Papa Françesku u bë viral në rrjetet sociale.

Nga konferenca Ipeshkvnore apelon ndaj të rinjve shqiptarë qe  ta shohin të ardhmen në vendin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos