Ky është "kryeqyteti" i skemave të reja piramidale në Shqipëri

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 22:27 | Aktualitet

Në diskutimin mbi skemën piramidale që po zhvat shqiptarët përmes investimeve në platformat online, në “Off the Record”, specialisti në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Besart Çerri u pyet se cilat janë vatrat më të nxehta të këtij fenomeni në vend.

Në media është raportuar për zona si Fieri, Gramshi dhe Divjaka, sipas denoncimit të deputetit socialist Erion Braçe mbi platformën TXEX, por Çerri refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.

“Në lidhje me këtë çështje janë disa qytete në Shqipëri nga të cilat kemi marrë informacion. Por ne I kemi referuar materialet në Prokurori, ndaj do jetë mirë që në një moment të dytë t’ju vijmë me, pasi të kemi bërë hetime me gjëra më konkrete”, tha ai në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Më pas moderatori Andrea Danglli e vendosi përballë faktit se nga të dhënat që ai posedon “duket se kryeqyteti i këtij fenomeni është Belshi”.

Pas këtij konstatimi Çerri pranoi se qytetarë nga zona e Shqipërisë së Mesme janë mashtruar përmes kësaj skeme.

Ka disa qytete të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut që po operojnë jo vetëm në këtë platformë. Unë po flas në përgjithësi si parim, pasi kjo platformë nuk është e vetmja”, zbuloi më pas specialisti në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Besart Çerri në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos