Kreu i ri i BKH, Vezaj: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e kaluan poligrafin, por të gjithë kaluan më tej

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 19:29 | Aktualitet

Kreu i ri i BKH, Vezaj: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e kaluan poligrafin,

Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit të Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2 CNN, deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.

Por, pavarësisht kësaj, nuk janë skualifikuar.

“Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj.

Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos