Lëkundje tërmeti në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 18:08 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të shtunë në orën 16:32.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra e tërmetit është lokalizuar 9 kilometra në veri-veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej 15 kilometrash, shkruan A2 CNN.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë në kryeqytet dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një lëkundje e dytë më e lehtë me magnitudë 2 të shkallës rihter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos