Qafë Thana, makthi i verës për qytetarët e turistët

Nga Artin Halili
2 Gusht 2025, 09:22 | Aktualitet

Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë përgjatë sezonit turistik përballet me fluks mjaft të lartë hyrje daljesh kryesisht nga turistët e huaj. Për pasojë gjatë kësaj periudhe kjo pikë kalimi kufitar shënon edhe radhë të gjata të cilat ditëve të fundit kanë arritur edhe në kilometrike kryesisht në dalje drejt Maqedonisë së Veriut.

Kalimtarët janë të detyruar të presin kryesisht nga 1 deri në 3 orë sidomos gjatë fundjavave, kohë kur fluksi i lëvizjes është mjaft i lartë. Turistë, gra dhe fëmijë janë të detyruar të presin në temperatura mbi 30 gradë. Burimet për A2 CNN thanë se shkak për situata të tilla bëhet gjithmonë pala maqedonase e cila punon me pak sportele ndërsa nuk pranon të procesojë me formën e përshpejtuar e cila është e lejueshme dhe pranueshme në rastet e radhëve kilometrike.

Qytetarët shprehen të indinjuar ndërsa kërkojnë zgjidhje, pasi edhe pse midis palëve të kontrollit kufitar ka një njehsim të ambienteve të qëndrimit, kontrolli i dokumenteve është po i njëjti, kjo pasi të dyja palët punojnë me sisteme të ndryshme. Pavarësisht se pala shqiptare kërkon një proces të tillë në rastet e rënduara kërkesat nuk merren parasysh nga maqedonasit.

Mesatarisht përgjatë  sezonit veror në këtë pikë kalimi kufitar hyjnë dhe dalin mbi 10 mijë shtetas ditorë, situata më e rënduar duket për të dalë nga Shqipëria sesa në hyrje, ndërsa e vetmja formë proteste e drejtuesve të mjetet është rënia e borive për të "zgjuar" kontrollorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos