"Lojë mashtruese që imiton numrin e telefonit," Rama-qytetarëve: Kujdes! Shmangni kurthin, disave u kanë marrë para

Nga A2 CNN
22 Qershor 2024, 17:21 | Aktualitet

"Lojë mashtruese që imiton numrin e telefonit,"

Kryemistri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga "një lojë mashtruese" që imiton numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme. 

Me anë të kësaj loje, siç shprehet dhe kryeministri, janë dëmtuar disa persona të cilëve autorët u kanë marrë para. Disa prej tyre janë vendosur përpara drejtësisë. 

Dhe, teksa punohet për identifikimin e të tjerëve, kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

EDI RAMA NË "X"

"Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale."
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos