18 marsi i vitit 1908 është shënjuar në historinë shqiptare si një ndër përpjekjet e rëndësishme që i paraprinë pavarësisë së vendit. Bëhet fjalë për luftën e Mashkullores mes çetës së Çerçiz Topullit dhe hordhive osmane. Ky është hauri ku është zhvilluar beteja e lavdishme.
E megjithë ngarkesën e rëndësinë historike që ka, sot ky haur përveçse i rikonstruktuar nga disa banorë të zonës është i paaksesueshëm për vizitorët, madje edhe ceremonia përkujtimore e kësaj lufte është zhvilluar në fshatin Mashkullorë, pasi infrastruktura rrugore nuk të lejon të shkosh te hauri i Abaz Çanos.
Për studiuesin gjirokastrit, Shyqyri Hysi, momente e rëndësishme të historisë jo vetëm duhen përkujtuar, por edhe vizituar. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Gjirokastrës premton projektin për ndërtimin e infrastrukturës rrugore drejt këtij hauri, i cili do të shërbejë edhe si një destinacion i shtuar turistik për Gjirokastrën.
Lufta e Mashkullores është një ndër datat kryesore në epopenë e çetës së Çerçiz Topullit. (A2 Televizion)