Manja i shtrin dorën opozitës për amnistinë: Nuk ka të bëjë me partinë

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 13:25 | Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë. Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë.

Lidhur me ngjarjen e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.

Manja është shprehur se përgjegjësia duhet të jetë individuale për atë ngjarje e jo kolektive.

Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë, ka shtuar se masa janë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmërisë së lartë, por herë pas herë ka pasur masa të brendshme dhe për trupën policore.

Të gjitha këto, ministri i Drejtësisë i ka bërë nga Korça ku ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës juridike, e cila për qytetarët e Korçës do të jetë falas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos