Beqaj sërish në SPAK, gjobitet për parkim të gabuar! Makina në emër të vartësit, pjesë e dosjes

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 09:52 | Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK ku po merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Mirëpo, njësoj si në seancat e kaluara, ai ka parkuar keq makinën e për pasojë është gjobitur.

Kjo makinë është në emër të Ermal Kurtulajt, ish-varësi i tij. Referuar dosjes hetimore, SPAK ngre dyshime se pikërisht ky automjet është pasuri e fshehur e Beqajt. Nga hetimet ka rezultuar se kjo makinë është gjobitur disa herë teksa drejtohej nga shoferi i Beqajt dhe po ashtu ka dalë dhe jashtë vendit me të.

Ndaj ish-ministrit GJKKO caktoi në nëntor 2023 masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre.

Deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos