
Marjeta Përlala është emëruar drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Emërimi i Përlala-s në këtë pozicion është bërë me vendim të Këshillit të Ministriave, shkruan A2 CNN.
Më herët postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e mbante Arta Dollani, e cila u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave në datë 23 tetor 2025.
(A2 Televizion)