Prej 10 ditësh mbi 50 familje të lagjes Xhaferra-Turaj pjese e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Shishtavecin dhe Topojanin, janë të bllokuar për shkak të një rrëshqitje masive të rrugës që e lidh me qytetin.
Shirat e rënë në ditët e para të janarit, shkaktuan rrëshqitjen e shtratit të rrugës dhe që atëherë këta banorë rrezikojnë duke kaluar në këmbë pjesën e shembur, ndërsa po hasin vështirësitë për nevojat e përditshme dhe natyrisht për dërgimin e nxënësve në shkolla e kopshte.
Në lidhje me këtë situate, burime pranë bashkisë së Kukësit jashtë kamerave kanë pohuar se po shqyrtohet mundësia e një ndërhyrje provizore për hapjen e rrugës deri në gjetjen e një zgjidhje që do ta bënte më të sigurt këtë aks. (A2 Televizion)