Maturantët nisën provimet përmbyllëse të shkollës së mesme, rezultatet e të cilave vendosin dhe orientimin e të rinjve në univeristete. 28 mijë maturantë janë testuar për njohuritë në gjuhën e huaj, i pari provim i maturës shtetërore.
Sipas rregullores, provimi i standardizuar zgjati 2 orë e gjysmë. Por tashmë është bërë e zakonshme publikimi i tezës 30-40 minuta, pas fillimit të provimit.
Në rrjetet sociale, qarkulluan variantet e testeve të anglishtes, të cilat ishin fotografuar nga pyetja e parë deri tek eseja.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Arsimit, e cila deklaroi se publikimi i tezës nuk cenon procesin e Maturës shtetërore, maturantët janë njohur me fenomenin e publikimit të tezës, vetëm pasi dolën nga provimi.
Provimi i maturës shtetërore u mbajt në 144 shkolla të vendit dhe u monitorua nga 2900 mësues.
Pas një jave, maturantët kanë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më 18 qershor, do të zhvillojnë testin e matematikës dhe më 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje. (A2 Televizion)