Mbërrijnë materialet zgjedhore në katër KZAZ-të e Vlorës

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 12:32 | Aktualitet

Mbërrijnë materialet zgjedhore në katër KZAZ-të e

Pak nga pak katër KZAZ-të e qytetit të Vlorës po bëhen gati për procesin zgjedhor të 11 majit.

Në Vlorë kanë mbërritur tashmë materialet e radhës zgjedhore të cilat janë ndër të fundit. Ato kanë ardhur me mjetet e ushtrisë nën survejim të rreptë nga ushtria dhe policia.

Ambientet e KZAZ-së po survejohen gjithë kohës me polici edhe kur nuk ka në brendësi të tyre personel.

Kreu i KZAZ-së 86, Besnik Karrabolli tregon se procesi i bërjes gati të KZAZ po shkon drejt fundit. Karrabolli bënë edhe një përmbledhje të të gjithë procesit, duke treguar numrin e qendrave të votimit si dhe numrin e votuese dhe se si do të zhvillohet ky proces në vazhdimësi.

“Ka filluar ardhja e materialeve zgjedhore. Gati përfundimisht jemi sot, vijnë kamionët e fundit që sjellin pajisjet. Ne si KZAZ kemi 55 QV, gjithsej votues janë gati 40 mijë. Themi që përfundimisht deri nesër përfundojmë të gjithë bazën materiale. Janë bërë të gjitha gati kamerat, kutitë e votimit. Themi se i kemi në rregull. Me çfarë kanë ardhur janë përfunduar. Shpërndarja e kutive të votimit nis ditën e shtunë. Nuk kemi lënë orar sepse ende nuk ujemi njoftuar nga KQZ. Por ne jemi gati”, tha Karrabolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos